Wednesday, November 07, 2007

FALEMINDERIT MAESTRO!

Botuar tek Revista " Pelegrin"

Ca ditë më parë teksa po mbyllja postën elektronike në një nga lajmet e faqes më zuri syri emrin e të madhit Luciano Pavarotti. Nuk i kushtova shumë vëmendje dhe teksa mbylla faqen elektronike vazhdova si zakonisht me rutinen e ditës. Dy ditë më pas në një nga stacionet e muzikes klasike, në fund të arias „Nessun Dorma” te Puccinit, kënduar nga i madhi Pavarotti, dëgjoj: “Do të na marrë malli për ty Maestro, lamtumirë!” Nga mosbesimi fillova të shtyp butonat e radios, duke shpresuar më kot të dëgjoja të përsëritur midis morisë së tingujve të rrokut, reklamave, lajmeve të trafikut, lajmin e kobshem, që sapo më kishin zëne veshët. Iu ktheva përsëri stacionit të muzikës klasike dhe fillova të mbaj vesh, mos ndoshta do të dëgjoja ndonjë të re, porse përveç muzikës së rradhës asgjë tjetër s’u dëgjua. E po, mendova vdekja është pjese e jetës, e këtej oqeanit, njerëzit përqendrohen në pjesën aktive të saj.
Veçse lajmi i largimit te Maestros nga ne, më krijoi trishtim. Ndaj dhe po hedh të zezën në të bardhë, të ndaj disa mendime me të tjerë dashamirës dhe admirues të të madhit Pavarotti. Në këto rradhë nuk do të ndalem e të prezantoj apo shtjelloj në detaje artin e Pavarottit, kjo është një ndërrmarrje që u përket specialistëve të historisë së muzikës dhe muzikës klasike. Si admiruese dua të ndaj madhështinë e Pavarotit si artist që solli tek masat bukurinë e operas në përgjithësi dhe asaj italiane në veçanti, (ose siç e kane cilesuar specialistet, solli muziken operistike tek kultura popullore) perkrahjen që i dha talentit të ri dhe lidhjeve që krijoi mes zhanrave të muzikës.
Pavarotti u ngjit në skenën operistike në vitin 1961, kohë kur opera si zhanra po vuante për spektatorë*. Shpërndarja e debutimit të tij përmes Televizionit i solli famë, por njëkohësisht i mundësoi Maestros të shikojë nevojën për të lidhur muzikën operistike me masat. Duhet thënë, pavarësisht se shumëkujt mund t’i duket habi, në ato vite jo shumë kush e dinte se çdo të thotë opera*.
Publikut amerikan Pavarotti iu paraqit në vitin 1968 me vënien në skenë të “ La Bohéme” tek Metropolitan Opera në Nju Jork. Skena operistike kishte fituar tashmë një nga tenorët me zerin më të magjishëm. Përsa i përket zërit, vetë Pavarotti është shprehur: “ Mendoj se një cilësi e rëndësishme e zërit tim, qëndron në faktin se, nëse ndez radion e dëgjon dikë të këndojë, e njeh menjëherë zërin tim. Është një zë, që nuk mund ta ngatërrosh me tjetërkënd.”*
Për mëse katër dekada Pavarotti u bë emri më i dëgjuar dhe personi më i njohur i muzikës klasike. Duke ndjekur në hapat e Enriko Karuso dhe të një farë mase Maria Kallas, Pavarotti u shndërrua në një emër tepër popullor. Të qënit apo jo admirues i operas s’ka shumë rëndësi, kur dikush përmend emrin e Pavarottit. Emri e zëri i tij nuk u dëgjua veç në ambientet e skenave operistike, por me famën e një ylli të muzikës rrock, emri i tij mbushi stadiumet dhe u dha kënaqësi spektatorëve të ndryshëm nëpër botë. Për ne, shqiptarët, kënaqësia e dëgjimit u mundësua përmes valëve të radios dhe atyre televizive, pa përfshirë ndokënd që mund të ketë patur kënaqësinë e të qenit prezent në një nga paraqitjet e Maestros. Me miliona disqe të shitura, patjetër një rekord mjaft i admirueshëm për një tenor të operas. Duke përmendur fjalët e Ben Heppner, tenorit të famshëm kanadez, Pavarotti nuk mund të shkonte ndokund dhe të mos njihej, sikur ndodh shpesh sot për artistët e muzikës operistike.
Sa i përket njohjes, Pavarotti ndonëse i madh, i kushtoi një vëmendje të veçantë përkrahjes së talentit. Në muzikën operistike po ndalem veç në dy raste jo të largëta në kohë; mbështetjen e talenteve të reja të skenës operistike, shqiptarin Saimir Pirgu dhe anglezin Paul Potts. Dua te përmend këtu paksa (them paksa, pasi Pirgu meriton nje perkushtim me vete) tek tenori shqiptar elbasanas, njëzetegjashtëvjecarin Pirgu. Bashkëqytetari im Pirgu pati fatin e madh të studiojë së afërmi me Maestron. Në sesionet e studimit me Pavarottin, Pirgu perfeksionoi rolin e Ferrandos në “Cosi fan tutte” të Mozartit. Në një nga artikujt e gazetave italiane lexon për Pirgun: “Hapni derën, me dërgon Pavarotti.” Dhe “derën” Pavarotti ua a hapi çdo talenti jo vetëm të muzikës operistike por dhe të asaj rrock. S’mund të harrohen debutimet e tij të “Ave Marias” me të famshmin Bono, të grupit U2, apo debutimet e tij me Berry White të “You’re the first, the Last, my Everything” dhe me Mbretin e Soul, James Brown të “ This is a Man’s world.” Aftësia për të krijuar këto ura lidhëse midis zhanrave, përkrahja e talentit dhe vlerësimi i artit për hir të arti, rrit madhështinë e Pavarottit.
Më sipër përmenda interpretimin prej tij të “Nessun Dorma” në “Turandot” të Puccinit, por shumë kush mendoj se do të pohojë, interpretimi i Toskës në “ E lucevan le stelle” është i një kalibri të veçantë. Ndjenja dhe dhimbja e largimit nga jeta ndjehen në çdo notë të kënduar e nuance të zërit të Pavarottit. Dëgjuesi përjeton dhembjen e Toskës dhe dashurinë e tij për jetën. Përcjellja e këtyre ndjenjave tek publiku nuk mund të mësohet lehtë, por është një dhunti natyrore e gjeniut. Pa u përmendur këtu nuk mund të lihen interpretimet e tij të këngës popullore italiane. “Mama” dhe “O Sole Mio”janë të shumëdashura nga miliona admirues përtej kufijve të Italisë .
Çdokush që dëgjon interpretimet e Maestros s’mund të qëndrojë indiferent karshi muzikës së ofruar pa u shndërruar në një dashamirës të zhanras, e nëse jo, të paktën një admirues i të famshmit Luciano Pavarotti. Pavarotti kujdesej t’u jepte “njerezve nje vend ku ata të mund të ndjeheshin rehatshëm dhe të fillonin të jetonin sërish.*” Keshtu dhe madhështia e tij do të vazhdojë të jetojë sërish për vite e shekuj që vijnë. E mbase në dhomat e shtëpive apo teatrot dashamirësit e sapo fituar do të duartrokasin debutimin e një virtuozi, sikur sot im bir dhe vajza ime.

Faleminderit dhe Addio Maestro!

Aida Dismondy, Shtator 12, 2007 ©

* Kjo pjese eshte marre nga intervista te ndryshme te Maestros dhe nga disa gazeta.

Thursday, April 19, 2007

E gjetur nga femije

Shkak per kete tregim eshte nje aritikull i lexuar kohe me pare ne gazeten Shekulli

Beni sapo behej gati te hapte deren e shtepise, kur celulari tingelloi fort duke e zgjuar nga mendimet qe e kishin kapluar ndersa po behej gati te hynte ne shtepi. Nderkohe nga brenda degjoi tingullin alarmant te telefonit te shtepise. „Rastesi e cuditshme?!“- mendoi. Hapi deren me syte mberthyer ne celular. Ishte shefi. S’i pelqente kur e merrnin ne telefon pas dites se punes.
Benit i pelqente te mbyllte gjithcka kur vinte ne shtepi dhe te qendronte vec me te shoqen, e cila duke e puthur lehte ne faqe i beri shenje per nga telefoni, duke i thene se asistentja e shefit sapo kishte telefonuar dhe se ai duhej te kontaktonte shefin urgjentisht.
S’paska qene koincidence, jam person i shumekerkuar, i tha vetes me nje ngerdheshje te lehte diallezore qe gjeti vend ne fytyre. Vecse ky mendim ishte me teper per te qetesuar veten dhe te shoqen, qe merakosej sa here Beni thirrej pas orarit zyrtar.
E ku kishte orar zyrtar per Benin. Si inspektor i krimeve pritej nje „rastesi“ si kjo e sotmja, vecse pa e kuptuar, iu krijua nje ndjenje ankthi. Ne punen e tij kishte pare me qindra krime nga me te ndryshmet, shpesh i dukej sikur jetonte ne nje film te stergjatur horrori.
Viktimat shpesh kishin arritur ate fat te keq per arsye triviale. Krime te momentit, ose te paramenduara. Viktima te depresionit psikologjik te shkaktuara nga deshperimi ekonomik, nga pamundesite qe mund te ofronte perndryshe jeta, e te tjera justifikime. Dhe natyrisht perjashtim nuk benin te pafajshmit, gra, vajza e femije.
Kur kerkohej te inspektonte ngjarje te tilla i duhej kohe madje muaj per t’u shkeputur nga detajet apo rrethanat e ngjarjes. C’ka e merakoste dhe e merziste me shume ishte se si me pas iniciatoret e krimit kalonin pothuajse te pacenuar ne duart e drejtesise. Ekspertizes mbrojtese shpesh i vinte ne ndihme ekspertiza mjeksore, per te qene me sakte analiza psiqiatrike e te semurit-kriminel. Nderkohe qe ky i fundit per cdo kohe kishte paraqitur gjykim te shendoshe madje dhe gjate procesit gjyqesor. Nje trekendesh marramendesh luhej shpesh ne sallat e gjyqit qe Benin vecse e irritonte.
Jo se ai vete ishte i persosur, porse te pakten pergjegjesia qe kishte per punen qe bente, ishte teper e rendesishme per te. E si mund te hyje njeriu ne allishverishe, mendonte, shpesh kur perpara qendronte nje jete e marre, e ndaluar dhe e dhunuar ne menyre kafsherore.
I telefonoi shefit menjehere por ai nuk ishte aty, asistentja e njoftoi se ishte nisur per ne vendin e ngjarjes, ku dhe Beni duhej te shkonte patjeter.
Beni e pyeti se c’kishte ndodhur qe ishte kaq urgjente. Nje vajze, - iu pergjigj asistentja, me ze te mekur detajet do t’i shikosh atje me te arritur.
Nje vajze, nje vajze,- mendoi Beni teksa uli receptorin. Kishte vite qe krimet ndaj vajzave ishin rritur. Vajzat ishin bere tabela qitjeje, objekte dhune dhe perdhune, kercenoheshin vazhdimisht, per te mos permendur tregtimin e tyre, ku dihet se ku... E me pas ishin grate e martuara dhe keto po njesoj sikur vajzat, vecse te martuarat i mbulonin c’u ndodhte brenda mureve te shtepise ose ne justifikimin e se drejtes se burrit mbi trupin e tyre.
Ke te fajesonte? Ekonomine? Cmendurine qe kaplonte njerezit? Apo traditen, qe e konsideronte vajzen e gruan si objekt, pa shpirt, pa goje, pa sy, pa veshe…Kjo e fundit i dukej me e besueshme. Eh, - hajt Beni, se per ta rregulluar ke…po shko e shiko c’ka ndodhur me ate te gjore…- e shkundi e shoqja nga mendimet, me sa duket i kishte thene perseri me ze te larte.
Zbriti shkallet e shtepise, me koken ulur, i lodhur nga dita e gjate por dhe c’ka mund ta priste, u nis duke ndjekur udhezimet e asistentes.
Vendngjarja ndodhej ne anen tejeter te malit ne periferi te qytetit. Gjarperimi ne rrathe i rruges ia shtonte ankthin, jo vetem ndaj asaj me te cilen do te ndodhej perballe, por dhe gjasen e mundshme te nje aksidenti.
E natyrisht kohezgjatja e vinte akoma ne mendime. Ne koke si nje film i vjeter copa copa, i kalonin dhjetra e dhjetra figura vajzash te cilat i kishte takuar ne rrethanat e punes. Te gjitha te ftohta akull, pa me te voglen shenje se aty pak caste me pare kishte qene nje vajze qe mbase kishte dashur, deshiruar dhe enderruar. Porse prej pasionit te dikujt ndodhej perpara Benit, ne pamundesi te perjetshme.
Pasioni… Krime te pasionit…Po logjika…A ka logjike? Apo i kemi rritur djemte tane, pa logjike? Me te njejten passion qe kemi lene te lire djemte, kemi mberthyer per fyti vajzat dhe grate.
Beni shpesh cuditej me mendimet qe i shkonin ne koke. Ai vete nuk ishte shume ndryshe nga burrat e tjere, profilet e te cileve mundohej te ndertonte teksa kerkonte nje zgjidhje.
Beni shpesh behej xheloz, madje kishte raste kur tmerresisht i ishte hakerryer se shoqes.
Vecse kurre, kurre nuk e conte ndermend te conte dore mbi te shoqen. Kete vendim kishte marre qysh kur shihte se si i ati i ndersehej se jemes, dhe ai i pafuqishem perpiqej te mbronte qe gjoren. I ati s’kishte qene i bute as me te. Sa here qe Beni kishte veshtiresi per te bere detyrat e shkolles, apo shprehte ndonje pakenaqesi i ati ia merrte koken e ia perplaste pas drurit te forte te tavolines.
Shpesh mendonte se ishte nje mrekulli qe ai ishte kaq i sukseshem. Te studiuarit e psikologjise se vrasesve i kishte mesuar se dhe ai mund te kishte qene njeri prej tyre.
Te mos kishte qene per te shoqen, te cilen e kishte takuar qysh ne vitin e pare te gjimnazit, mbase dhe ai do t’i ishte shtuar numrit te atyre qe perfundonin ne kater muret brenda godinave te fortifikaura.
Kishte qene dashuria e se shoqes, dhe ajo e prinderve te saj qe i kishin mundesuar Benit te shikonte zgjidhje te tjera per veten. Sikur ajo e te vazhduarit te shkolles se larte.
Madje qyshse kishte lene shtepine per ne universitet, kontaktin me te atin e mbante ne minimum. Fale burses se shtetit nuk i duhej te varej prej tij. Nderkohe qe e shoqja kishte filluar pune menjehere pas shkolles se mesme dhe e ndihmonte disi, se bashku me prinderit e saj.
Studimet i kishte mbaruar me rezulatate te shkelqyera gje qe i kishte dhene mundesine te punesohej ne kryeqytet.
Kryeqyteti i bukur e me problemet e tij. Si ky i sotmi.
C’te kishte ndodhur valle? C’krim mund te kishte bere e gjora vajze? Sa vjec duhej te ishte valle?– Beni vriste mendjen ndersa i afrohej gjithnje e me teper ngjarjes.
Ndaloi makinen dhe iu afrua grumbullit te oficereve te policise. Fytyrat e tyre te zverdhura dhe duhanet neper duar e njoftuan se dicka e jazhtezakonshme do t’i paraqitej.
Ngadalesoi hapat duke shtyre minutat dhe sekondat qe e ndanin nga ngjarja. Shefi i thirri te nxitonte sapo e pa.
Gjaku i se gjores kishe lare dhe deget e pemeve e shkurreve le pastaj barin.
Te tere oficeret po perpiqeshin te analizonin ngjarjen duke pohuar se askush prej tyre s’kishte pare ne tere vitet e tyre te punes, krim te tille.
Nje dore e kishin gjetur pas nje shkembi, nje kembe metra tutje, nje kembe tjeter ne nje shkurre, trupin e kishin gjetur ne rezervuarin e ujit qe ndodhej aty prane. Koken akoma po e kerkonin se bashku me pjeset e tjera.
C’krim te kishte bere valle kjo vajze? C’krim?
Pyeti nese kishin gjetur mjetet qe ishin perdorur ne krim. Askush nuk kishte gjetur ndonje gje.
Pa perqark dhe filloi te vjelle, duke mos u shqetesuar shume per fytyren tere pikepyetje te shefit. Pervec eksperteve te vendit ishin dhe eksperte te huaj. Shefi i kishte njohftuar pasi askush prej vendasve nuk kishte pervoje ne krime te natyres se tille.
C’motiv duhej te kishte shkrehur ne mendjen e kriminelit? Precizioni i prerjes tregonte se ishte nje person qe njihte mire anatomine e trupit te njeriut.
Te ishte valle student i mjekesise apo mjek? Nje njeri i vetem apo shume? I ri apo i vjeter? Apo ndonje maniak qe mund te qellonte perseri.
Vajza mund te ishte 15 ose 16 vjec. Vendi ku ndodheshin ishte thelle ne mal. Fshatrat ndodheshin larg prej njeri tjetrit, por barinjte kishte te ngjare te kullosnin bagetine aty prane.
Kush i kishte njoftuar?- pyeti Beni. Femije – iu pergjigjen ,i kishin njoftuar ne telefon.
Por s’kishin numer telefoni. Kishin thene qe kishin gjetur doren e nje njeriu ne livadh.
Tere departamenti ishte ngritur ne kembe dhe kishte shkuar ne vendin e ngjarjes.
Ekspertet e huaj ishin me te qete. Dhe keta na duhen- mendoi Beni, s’mjafton qe kemi hallet tona, por na duhen dhe keta per te na vene flaken e te na nxjerrin namin.
Kush te kishte qene ai maskara, qe kishte torturuar e masakruar kete vajze.
Si e ka emrin vajza? Sa kohe ka qe ka qene ketu? A ka njoftuar a lajmeruar ndokush mungesen e saj.
Asnje shenje e masakruesit…asnje gjurme, asnje e shkelur bari. Vec gjak, dhe copa …
Pas gjetjes se copave te tjera dhe ekzemplareve te mbledhur u larguan.
Beni mezi priste te shkonte ne shtepi, te qendronte atje, te mos mendonte se kjo bote ekzistonte. Porse e dinte qe cka deshironte ishte e pamundur. Do te duhej muaj perpara se te gjenin ndonje gje. Ai lutej e shpresonte te mos kishin te benin me ndonje vrases serial.
Ndersa nuk e dinte se si do te zgjidhej kjo ngjarje, teksa i jepte makines, perpara i dilnin titujt e gazetave te neserme. Pak a shume do te lexonin „ Vajza e coptuar, gjendet nga femije“, ku dikush do te kishte shkruar nje artikull tere hamendje, rreth asaj qe ndodhi, duke analizuar shkaqet pse vajza ishte atje, c’karakter ka kjo vajze, a kemi te bejme me ndonje prostitute? etj …duke harruar pothuajse krejtesisht kriminelin.
Tradita, mendoi serish Beni. Kush eshte shkaku i sherrit? E pse sherr? Gjithecka dukej e llogaritur mire. E kush shkon per shetitje me arme apo mjete te tjera ....
Nata kishte rene pothuajse dhe ne muret e shtepise leviznin dritehijet e gjata, qe Benit shpesh i dukeshin si fantazmat e tere atyre qe Beni kishte takuar e prisnin akoma pergjigje...


Michigan, 4/18/07

Saturday, March 17, 2007

Megit...

Vogelushe, u linde
nje vit me pare.
Gezim i dhe
nenes e babes.
Fjalet e para belbezove,
hapat e para hodhe...
Vogelushe,
tash nene e babe,
sy e duar ngritur qiellit,
te kerkojne
ku je?
Dhimbjen vall' me se
ta mbyllin?

Michigan 26, 12,06

Sleep

I’m tired.
I have been trapped in these parameters of the bed and have no sense of awareness.
My mind is asleep my body is asleep, even as I walk through the days.
A perpetual sleep, worse than being dead… Yet, I move in these parameters. My other senses they suffer from this prolonged torture. I move from room to room, place to place as if an insomniac, worse of it, holding coffee in my hand…
I wander with no ability to think…
I want sleep yes, I want to sleep again…I refuse to awake.
What is there to awakening but the terrible reality of pain?!
Ach, I want to sleep. Let me sleep.
I don’t want to go there. See these monstrous faces with grimaces and teeth darkened and worsened by decay and cigarettes.
I hate when they smile at me to have their little moment of fun.
Let me be. I want sleep. I am tired of the bed being invaded by ruthless creatures, for money that you get.
My body is long asleep and senseless my mind too.
It has given up to the grimace of life… Trapped… Trapped… I want to leave.
Go where? No one knows of my existence. Here comes another creature with instincts enclosed in his pants. There his face again. “Here have a drink!” says he. Sleep. Drunk…
Yes again teeth signs in my body made by endless creatures. “Here is the money”, they say. “Give it to the boss”
Tomorrow is my birthday. Hm, what am I to do with it… I turn eighteen. I feel old. Sleep. Let me sleep. I want to sleep, truly.
Dress… I want to dress beautifully as my mother always did so. Dress… Shorts, leather, tight, top most open than closed like holes were carved in it. Don’t cover any of my signs.
Shoes I hate them. The heels are too high.
Make up, as always too much. Mirror, mirror in the wall who’s the fairest of them all?!!!!
Sleep. Oh, it’s night. There she goes in front of me, just like me. I know she speaks the same language as I but I wouldn’t dare talk… My boss he’s there watching. She is young too.
My body as become an avenue like the one I’m walking. People walk in the pavement.
Creatures, ruthless, angry, hungry, ready to rid off their urges walk in my body, all over day and night. Sleep.
“Drink!” another one and another. My reasoning has become impaired by sleep and drinking.
Tired… I need a pillow. My bed has many pillows all of them smell of sweat and dirt.
My mom used to wash my pillow and pillow cases. I always smelled fresh. My mom…
Does she know where I am? I miss her, haven’t seen her in three years…
Tomorrow, my birthday… No cake. Tired…
Decay another one with tooth decay. Old too, as most of them are…
I haven’t seen her today or yesterday… The Russian girl told me she hadn’t either. The corner… The boss… My feet hurt. I hate these shoes. What time is it? Two past midnight. I want sleep.
A new one showed up today. Don’t know where is from. She is young too. She looks scared and terrified. I like to talk to her, I can’t. My boss watches like a dog its prey.
I stay. I sleep. What’s my name? I have forgotten what they called me, at any rate sounds a strange name. Doesn’t pass with the present me…
The new one looks exhausted. She too needs sleep.
Again I haven’t seen her today. The Russian said to me quickly she’s gone missing.
May be she found her way out. May be she is going to take some true sleep.
May be her mother will know she is alive…
Sleep. She is dead.


Michigan 2007 March.

Monday, September 25, 2006

Na ishte njehere ...(Make Believe)

Na ishte njehere jo shume kohe kaluar nje burre e nje grua.
Te martuar kishin vite. Nje vajze te bukur si dielli e kishin.
Ishin kaq te lumtur sa njerezit u gezoheshin por dhe i kishin zili.
Ndodhi nje dite burri u largua. U nis per rruge te gjate.
Me telefonata biseda te embla shkembenin si burre e grua.
E keshtu kaluan vitet nga nje e nga dy, vajza u rrit u be per t'u martuar.
Priste gruaja te vije burre. Prit e prit prit e s'ka
Burri premtuar kish ne telefonata se shpejt do te vinte dita e do te takoheshin, te perqafoheshin, putheshin e gezoheshin.
Priste gruaja prit e prit, prit e hic.
Vajza u martua...Gjysher u bene burre e grua.
Po burri prap s'po dukej ne dere te shikonte grua femije e katandi.
Nje dite te bukur vere, gruaja prej lajmit te gezuar u hodh perpjete.BURRI! BURRI! tha po me vjen ne shtepi, te ndricoje shtepi femije e katandi.
Burri e erdhi po shtepi e katandi, grua e femije s'pa, nje tjeter ne shtrat kishte afruar e kolopuc mbi supe shkuar.
Gruaja burrin s'e pa, por akoma me njeri tjetrin rrine martuar.
Na ishte njehere jo shume kohe shkuar nje burre e dy gra!!!!

Aida Michigan 06

Saturday, August 05, 2006

Nje perkthim i vogel

Leo dhe Alma(nga libri "Historia e dashurise" Nicole Kraus) perkth. Aida

Kjo eshte ime me kur ishte femije. Ime me, shikon? A e ke pas njohur, atehere kaq e re sikurse ne kete fotograf?
“ Hajde qendrojme nen peme “ tha ajo. Pse? Sepse eshte me mire. Mbase ti duhet te ulesh ne karrike dhe une te qendroj ne kembe, ashtu sikur fotografet bejne per te marre fotot e nje cifti, burre e grua. Cfare idiotlliku? Pse idiotllik? Sepse ne nuk jemi te martuar! Te kapemi perdore atehere. Gje qe s’behet. Pse? Sepse njerezit do ta marrin vesh. Cfare do te marrin vesh? Per ne te dy. E po pastaj? Eshte me mire te jete sekret. Pse? Keshtu askush nuk mund ta marre prej nesh.

Nese do te kisha nje aparat, thashe une, do te te nxirrja fotografi cdo dite. Keshtu do te te kujtoj se si dukesh per cdo dite te jetes tende” Do te dukem njesoj pa kurrfare ndryshimi. Jo aspak. Ti po ndryshon gjate gjithe kesaj kohe. Cdo dite e nga pak. Nese do te mundesha do ta mbaja te gjithen shenim. Atehere meqe je kaq i zgjuar thuam si po ndryshoj cdo dite. Pershembull je zgjatur nje te qindten e milimetrit. Floket te jane rritur nje te qindtene e milimetrit dhe gjoksi te eshte rritur nje te qindten e .... Jo nuk u rrit. Oh u rrit. Nuk u rrit. U rrit. Cfare tjeter o i marre. Je nje cike me e lumtur dhe nje cike me e trishtuar. Dmth perderisa ndjehem e lumtur dhe e trishte njekohesisht atehere nuk ndryshoj aspak. Oh perkundrazi. Fakti qe sot je nje cike me e lumtur, ska te bej me faktin qe sot u bere gjithashtu nje cike me e trishte. Cdo dite je pak nga te dyja, pikerisht tani ne kete moment je me e lumtura dhe me e trishta qe ke qene gjate gjithe jetes tende. Po ti nga e di? Mendo pak. A ke qene ndonjehere me e lumtur se tani, ketu e shtrire ne bar? Jo Po me e trishte? Jo. Kjo nuk i ndodh cdo njeriu psh motra jote cdo dite eshte gjithnje dhe me e lumtur. Kurse Bejla Ash, cdo dite dhe me e trishte kurse ti, ti i ke te dyja.
Po ti? A ndjehesh tani me i lumturi dhe me i trishtuari njekohesisht. Natyrisht qe jam. Pse? Sepse asgje nuk me ben me te lumtur dhe me te trishtuar kaq sa ti.

Thursday, August 03, 2006

My hobby ( painting)
















Huroc Park Bridge (Flat Rock) the bridge needs work

Seascape
Tropical Sun
Spring
garden

Dibra e Madhe

Passion flower (blooms only for 2 weeks in my backyard)

These are some of my paintings. Keto jane disa nga pikturat e mia.
Aida